Lajme

Fyeu komisionerin, iniciohet procedurë për prishje rendi dhe qetësie ndaj një votuesi

11/09/2025 14:16
nga:Mergim Rreci

Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se është iniciuar procedurë për prishje rendi dhe qetësie ndaj një personi pasi kishte fyer një komisioner atje.

“Sot në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar procedurë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Një person ka fyer një komisioner atje”, tha Sheremet Elezaj.