Mandatari për kryeministër Glauk Konjufca, ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve në Prishtinë. Konjufca pasi ushtroi të drejten e votës ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së tij kryeministër i vendit.
Ai tha se nuk e di sa i ka gjasat që të zgjidhet kryeminsitër, pasi që sipas tij kjo është në dorën e partive opozitare.
“Nuk e di sakt me probabiliteti dhe me me përqindja sa i kam gjasat të bëhem kryeministër, por unë mendoj që kosova do ta ketë një qeveri. Por në fund të fundit nuk varet krejtësisht nga Lëvizja VV . Kësaj radhe zgjedhjen se a do te kemi qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, krejtësisht në dorë e kanë partitë që ne iu themi opozitare. Ne e kemi në dorë për ta propozuar qeverinë e dytë, manadatarin e dytë. Në këtë rast unë u propozova, vet kryeministri Kurti më nominoi. Presdidentja me mandatoi. Kabineti im dhe vet si kandidat për kryeminister do të dal në seancë, kur ne do ta vendosim diten e saktë. E pastaj se a do të votohem apo jo më së shumti në dorë e kanë deputete e partive tjera. Meqenëse ju e dini qe deri tani në klëtë kompozicionin e numrave të mazhodancës nuk kanë qenë më shumë se 56 apo 57″, ka thënë Konjufca.


