Lajme

LDK dënon ashpër sjelljen e Xhelal Sveçlës ndaj aktivistit të kësaj partie- Cënim i standarteve demokratike!

11/09/2025 11:56
nga:Y I

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër sjelljen e Ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ndaj një aktivisti të LDK-së i cili po qëndronte para një qendre votimi me simbolin e kësaj partie në xhaketë.

Në reagimin e tyre thuhet se aktivisti po qëndronte qetësisht në trotuar ndërsa është fotografuar dhe shoqëruar me tone agresive nga Sveçla.

“Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike” thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.

“LDK-ja thekson se aktivistët tanë, anëtarët tanë dhe çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të jetoj e shprehet i lirë pa frikë, presion apo intimidim. Sjellje të tilla përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të standardeve demokratike dhe janë të papranueshme nga kushdo që ka mbajtur apo mban funksione publike” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

REAGIM PËR MEDIE

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sjelljen e papranueshme, arrogante dhe kërcënuese të deputetit Xhelal Sveçla ndaj një aktivisti tonë, i cili po qëndronte qetësisht në trotuar. Përveç tjerash ka ndaluar atë dhe e ka fotografuar pa pëlqimin e tij, veprim ky i ndaluar me ligj dhe përbën shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve.

Një reagim i tillë, i shoqëruar me tone agresive dhe sjellje denigruese, është shenjë e qartë e panikut dhe humbjes së kontrollit politik të atyre që për vite kanë keqpërdorur institucionet e shtetit, e sot ndjehen të zhveshur nga mbështetja qytetare. Përballë qytetarëve dhe simboleve tona, z. Sveçla ka zgjedhur arrogancën në vend të maturisë, kërcënimin në vend të kulturës demokratike.

LDK-ja thekson se aktivistët tanë, anëtarët tanë dhe çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë të jetoj e shprehet i lirë pa frikë, presion apo intimidim. Sjellje të tilla përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të standardeve demokratike dhe janë të papranueshme nga kushdo që ka mbajtur apo mban funksione publike.

I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të sigurojnë një mjedis të qetë, të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët gjatë këtij procesi zgjedhor. LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj respektit, kulturës demokratike dhe standardeve që e kanë ndërtuar këtë vend.

Sveçla ndan fotografinë e një të riu me simbolin e LDK-së para një qendre votimi- ‘Institucionalistët në panik’