Lajme

Kishte planifikuar të votonte në 11:30, por Peci e kreu më herët

11/09/2025 11:42
nga:N K

Kandidati i LVV-së Faton Peci, e ka kryer votimin.

Ndonëse ishte planifikuar që ai të votonte në orën 11:30, ai këtë e bëri më herët.

Para tij, obligimin qytetar e kreu edhe kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri.

Mitrovica e Jugut, është komuna e cila ka marrë thuajse vëmendjen kryesore gjatë këtyre zgjedhjeve.