Lajme

Voton kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, fton qytetarët të dalin në votime!

11/09/2025 10:52
nga:N K

Votën e tij e ka hedhur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. 

Ai shkoi në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij.

Krasniqi ftoi qytetarët që të dalin në votime.

“Me shpresën që do të kemi dalje masive dhe substanciale që do të reflektojë vullnetin e qytetarëve, uroj që edhe ky proces të shkojë në rregull siç ka shkuar rundi i parë dhe që qytetarët  të votojnë për të ardhmen e tyre”, tha ai.