Lajme

Kajtazi: Vjosa Osmani vazhdon t’i shërbejë Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, ajo sheh veç interesat dhe numrat!

11/08/2025 17:30
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është gazetari, Vehbi Kajtazi.

Kajtazi ka folur në lidhje me mandatimin e Konjufcës ku tha se Presidentja Osmani nuk ka aptur të drejtë t;a nominojë pasi Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të patisë kishte deklaruar se nuk i kanë numrat.

Ai tha se Osmani vazhdon me ‘shërby Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit’.

“Zgjedhja e mandatarit të dytë është detyrim kushtetues që e ka të drejtën dy herë por jo të njëjtin kandidat. Zot Kurti nuk u zgjodh dhe duhet një kandidat tjetër i po asaj partie. Meqë e ka këtë të drejtë me propozu të dytin, natyrisht Presidentja do të duhej të ishte e sigurtë që kandidati i dytë i ka votat përndryshe mënyra se si e ka nominu zotin Konjufca mendoj se përbën shkelje kushtetuese. Nuk ka aptur asnjë provë Presidentja me u bind sepse vetë Vetëvendosja ka deklaru që nuk i kemi numrat. Zoti Kurti e ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të patisë…”nuk i kemi numrat megjithatë po e nominojmë zotin Konjufca”. Bazuar në këtë deklaratë të kryetarit të partisë më të madhe, kryeministrit në detyrë, zonja Osmani nuk ka patur të drejtë t’a nominojë, megjithatë ajo e bëri një gjë të tillë sepse po vazhdon me i shërby Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit dhe është komplet në funksion të kësaj partie” deklaroi Kajtazi.

Gazetari Kajtazi  tha se Vjosa Osmani i ‘sheh numrat dhe interesat dhe asaj nuk i intereson kurgja më shumë’

“Ka pas prej kolegëve të mi që kanë besu tek ajo (Osmani) se ndoshta do të ‘kthjellet’ politikisht por unë s’kam besu asnjëherë. Zonja Osmani veç i sheh numrat dhe interesat, asaj nuk i intereson kurgja më shumë… dhe interesi i saj lidhet natyrisht me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin. Fakti që është në fund të mandatit, fakti që ka ambicie për të vazhdu ajo duhet të pozicionohet diku, dhe ku mundet të pozicionet tjetër më lehtë dhe më mirë se sa me Albin Kurtin. Unë po të isha në LDK kurrë në jetë se kisha pranu në parti ma. PDK-ja natyrisht që nuk afrohet me të, për këtë arsye nuk ka rrugë tjetër. Funksionojnë mirë me zotin Kurti që për mua në dëm të Kosovës. Unë e shoh të mundshme kthimin e saj dhe garimin me Vetëvendosjen sërish por nuk besoj se do t’a ketë impaktin e 2021. Sepse u pa zonja Osmani si Presidente e cila nuk e ka luajtur rolin e saj Kushtetues dhe unifkues, i ka shërby Albin Kurtit, Vetëvendosjes, vazhdoi me insistu në dëm të Kosovës” tha Kajtazi në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.