Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dështoi t’i sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë duke marrë veç 56 vota.
Pas dështimit të raundit të parë të votimit, LVV-ja, propozoi Glauk konjufcën i cili u mandatua nga Presidentja Osmani.
Glauk Konjufca ka 15 kohë nga momenti i mandatimit të sigurojë numrat e nevojshëm prej 61 për formimin e Qeverisë.
Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar gjatë ditës së djeshme për “Gazeta Blic” se nuk kanë patur asnjë ftesë për takim nga Konjufca.
Sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti politik, Vlora Çitaku, deklaroi se edhe po të kishin një ftesë të tillë, përgjigja do të ishte jo.
“Jo nuk kemi asnje ftese, dhe edhe po te kishim, përgjigja është jo” deklaroi Çitaku.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar dje për “Gazeta Blic” se nuk kanë patur ftesë për takim nga Glauk Kojufca.
“Jo, nuk kemi patur ftesë për takim dhe as takim” tha shkurt Haziri për “Gazeta Blic”.
Edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Krenar Shala, tha se gjasat janë shumë të vogla që të kemi Qeveri.
Shala tha se kjo vjen për faktin se disponimi i partive opozitare është që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
“Gjasat janë shumë te vogla qe te kemi Qeveri kur kemi parasysh qe disponimi i partive opozitare eshte qe te shkohet ne zgjedhje te parakohshme. Megjithate, nuk mund ta perjashtojme teresisht formimin e qeverisë edhe në ketë fazë” tha Shala në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


