Lajme

Shala: Aktualisht, Rama është politikani më i pëlqyer

11/07/2025 21:25
nga:Sh R

Opinionisti, Azdren Shala, ka thënë se kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama është favorit në garën e balotazhit të 9 nëntorit, karshi kundërkandidatit të tij nga radhët e VV-së, Hajrulla Çeko.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Shala thotë se Rama nuk ka pas vetes ngarkesa nga e kaluara, e që sipas tij, kjo e ka bërë atë aktualisht si politikanin më të pëlqyer.

“Bastet e mija janë për Përparimin. Përparim Rama po del që aktualisht është politikani më i pëlqyer dhe më i pangarkuar në kuptimin e atyre ngarkesave që vinë nga e kaluara”, u shpreh Shala.

“Bash asnjë kompleks dhe asnjë ndalesë s’e ka. Është kryetari aktual i krejt qytetarëve, pavarësisht përkatësive partiake. Pse mendoj që Përparim Ramën e favorizon gara e balotazhit, është fakti që votuesit e PDK-së, LDK-së, të AAK-së dhe partive të tjera, e kanë shumë zor me kthy votën kah Vetëvendosja”, tha ai.