Lajme

Ramush Haradinaj për Smajl Latifin: Shembull i lidershipit dhe qeverisjes së suksesshme në Rahovec

11/07/2025 21:13
nga:Sh R

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar një postim në rrjetet sociale ku vlerëson punën e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

Sipas Haradinajt, Latifi është shembulli më i mirë se si vlerat njerëzore, profesionale dhe kombëtare marrin besimin e qytetarëve, “duke krijuar mrekulli në qeverisje”.

“Qeverisja e suksesshme e dëshmuar nga kryetari Latifi është garanci e një pune që nuk ndalet. Pas 9 nëntorit, Rahoveci do të vazhdojë me projekte të reja dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët”, ka shkruar Ramush Haradinaj.