‘Camp Nou’ i rinovuar nuk i ka hapur ende dyert për ndeshje zyrtare dhe do të ketë nevojë për disa rinovime të vogla!
Kjo ndodhi pasi tifozët katalanas u lejuan të hynin në tribuna për seancën e parë stërvitore të hapur të Barçës në stadiumin që iu nënshtrua një rinovimi të madh, transmeton GazetaBlic Sport.
Aktiviteti, i cili synonte të bashkonte ekipin me tifozët, rezultoi në thyerjen e 3 prej vendeve VIP në tribuna.
Një foto e ulësve të thyera që do të duhet të zëvendësohen është shfaqur në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të mëdha.

/GazetaBlic Sport/


