Sporti

Tottenham dhe Manchester United përballen në derbi, Xhaka sfidon Arsenalin

11/07/2025 20:49
nga:Mergim Rreci

Premier League vjen nesër me disa ndeshje shumë interesante.

Duke filluar nga ora 13:30, zhvillohet derbi i madh mes Tottenham dhe Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.

Nga ora 16:00, Everton e pret Fulhamin, kurse Burnley i Armando Brojës luan në transfertë ndaj West Ham.

Granit Xhaka do të luajë ndaj ish skuadrës së tij, Arsenal, me ndeshjen që fillon në ora 18:30. Kurse, në ora 21:00, Chelsea luan ndaj Wolves.

/GazetaBlic Sport/