Sporti

Arteta e ‘çon në qiell’ Xhakën: E dua çdo minutë me të, më bëri trajner më të mirë

11/07/2025 18:10
nga:Mergim Rreci

Pak para përballjes së nesërme, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka vlerësuar lartë lojtarin e Sunderlandit, Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar ka luajtur për disa vite tek ‘Topçinjtë’, kurse nesër rikthehet të përballet me ish skuadrën e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

“E dua çdo minutë që kaluam së bashku. Kur u bashkova, ai ishte në një moment të vështirë në jetën dhe karrierën e tij, dhe të gjithë ne, u përpoqëm ta udhëzonim, t’i jepnim një perspektivë të ndryshme dhe ta bënim të ndihej i dashur dhe i vlerësuar, dhe ai u përgjigj në një mënyrë të jashtëzakonshme. Ai më bëri një trajner më të mirë, na ndihmoi të zhvilloheshim dhe të përmirësoheshim shumë si ekip futbolli dhe si klub, dhe do të jem përjetësisht mirënjohës sepse kam kujtime të shkëlqyera me të”, deklaroi Arteta.

/GazetaBlic Sport/