Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve të familjes Morina nga fshati Gollubovc.
Në një njoftim të lëshuar nga Komuna thuhet se kjo ngjarje e rëndë i ka tronditur të gjithë.
Komuna dhe Kastrati kërkojnë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj tragjedie dhe që autorët të përballen me ligjin.
“Në cilësinë e Kryetarit të Komunës dhe të të gjitha institucioneve komunale të Malishevës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina nga Golluboci, për humbjen tragjike të dy djemve tuaj.Kjo ngjarje e rëndë na ka tronditur të gjithëve. Jemi pranë jush me dhembje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë. Urojmë që ta gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.Njëkohësisht, kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj tragjedie dhe autorët të përballen me ligjin” thuhet në telegramin e ngushëllimit të komunës Malishevë.
Telegrami i plotë:


