Lajme

Vdes një foshnjë njëvjeçare në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet

11/07/2025 09:34
nga:N K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një foshnjë rreth një vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor.

Sipas të dhënave të para, babai i fëmijës ka raportuar se e kishte dërguar të birin në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, mirëpo mjekët nuk kishin mundur ta shpëtonin.

Ankuesi ka deklaruar se edhe një ditë më parë, më 5 nëntor 2025, e kishte dërguar fëmijën për trajtim në të njëjtin spital, ku pas tretmanit mjekësor ishte liruar në shtëpi.

Pas ngjarjes tragjike, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të vdekjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.