Sporti

Xhaka flet para ndeshjes ndaj Arsenalit: Do të jetë një ditë emocionuese për mua

11/06/2025 16:19
nga:Mergim Rreci

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është prononcuar para ndeshjes ndaj Arsenalit në Premier League.

Kjo fundjavë sjell emocione të shtuara për Xhakën, ndërsa ai përgatitet të përballet me ish-klubin e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ne e dimë cilësinë që ka Arsenali,” pranoi ai. “Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua – kam kaluar shtatë vite të mrekullueshme atje. Ende kam kontakt me shumë lojtarë, me stafin e trajnerëve.”

“Të luash kundër tyre këtu në Sunderland, sigurisht, është shumë e veçantë. Shpresoj ta shijoj edhe unë dhe le të shohim se kush është skuadra më e mirë atë ditë.”

Për kapitenin e Sunderlandit, fokusi është i qartë: “Askush para sezonit nuk mendonte se do të ishim aty ku jemi, por për mua nuk është për t’u habitur, sepse punojmë shumë.”

/GazetaBlic Sport/