Sporti

‘Ndihesha mirë me vendimin tim’, Cristiano Ronaldo shpjegon pse nuk mori pjesë në funeralin e Diogo Jotas

11/06/2025 15:17
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo ka folur hapur pse nuk mori pjesë në funeralin e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me makinë.

Duke folur sinqerisht, Ronaldo tha: “Nuk mora pjesë në funeralin e Jotës? U ndjeva mirë me vendimin tim.

“Dy arsye. Pas vdekjes së babait tim, nuk kam qenë më kurrë në varreza. Së dyti, nëse më njihni… kudo që të shkoj, do të bëhet tollovi. Vëmendja do të shkojë tek unë, dhe nuk doja që kjo të ndodhte”, tha Ronaldo në intervistën me Piers Morgan.

/GazetaBlic Sport