Lajme

Policia vijon kërkimin për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Malishevë

11/06/2025 14:40
nga:Y I

Policia e Kosovës është duke vazhduar kërkimet për të gjetur të dyshuarin e vrasjes së dy vëllezërve në fshatin e Golluboc të Malishevës.

Policia shihet se kërkimin po e bën me njësin K9, teksa për kapjen e dhëndrrit të dy viktimave janë angazhuar një numër i madh i policëve.

Kujtojmë se sipas Policisë motivet që quan në ngjarjen tragjike ende nuk dihen, por që dyshohet se ngjarja rrodhi nga një fjalosje rasti.