Lajme

Rrëqethëse: Dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri dyshohet se janë mërgimtarë, kishin ardhur në të pamë për babanë

11/06/2025 14:02
nga:Y I

Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.

Viktimat kishin ardhur nga jashtë pasi iu ka vdekur babai.

“Para 4 dite jane ardhe ne Kosove nga gurbeti, se kane pase rast vdekje iu ka vdek baba”, tha ky burim për Insajderin.

I dyshuari për vrasjen është A. I nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave.

Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.

Dhëndri, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Prokuroria jep detajet e fundit për rastin tragjik në Malishevë