Lajme

Prokuroria jep detajet e fundit për rastin tragjik në Malishevë

11/06/2025 13:52
nga:Y I

Një rast tragjik ndodhi sot në fshatin Golluboc të Malishevës ku kanë mbetur të vrarë dy vëllezër.

Dorasi dyshohet të jetë dhëndri i tyre, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë gruan e tij.

Ai është arratisur dhe po kërkohet nga policia.

Lidhur me këtë rast për Express ka folur Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se të gjitha njësitë e nevojshme janë në vendngjarje dhe se është duke u bërë sigurimi i provave.

“Ju njoftojmë se në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme të policisë, Kryeprokurori dhe Prokurori Kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, tha prokuroria.

Dhëndri, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë