Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Malishevë, ku dy vëllezër janë vrarë.
Zëdhënësi i Policisë, Lumni Graishta, ka konfirmuar për GazetaBlic se i dyshuari për vrasjen është dhëndri i viktimave, i cili është në arrati.
Ai është i njohur për Policinë dhe dyshohet se krimi ndodhi pas një fjalosje mes tyre. Arma e krimit është gjetur në vendin e ngjarjes.


