Lajme

Largimi kolektiv i punëtorëve nga ‘Ferronikeli’ po trajtohet nga Inspektorati i Punës

11/06/2025 11:20
nga:N K

Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli” ka marrë vendim për largimin e qindra punëtorëve nga puna.

Sipas të dhënave, thuhet se janë 358 të punësuar që janë prekur nga ky vendim.

Lidhur me këtë, Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se është duke trajtuar ankesën e njërit prej punëtorëve të kompanisë ”NewCo Ferronikeli”, i cili është ankuar për detyrimin e punëtorëve për të nënshkruar largimin nga puna.

“Ju njoftojmë se me datë: 04.11.2025 kemi proceduar rastin për inspektim, në pajtim me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit./KlanKosova/