Lajme

“Ora 18:00 në Pestovë”- Ferit Idrizi njofton për tubimin përmbyllës të fushatës

11/06/2025 10:58
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se nesër do të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës në ora 18:00 në sallën ‘Elan’, Pestovë.

Idrizi i ka ftuar qytetarët që t’iu bashkohen nesër  ku tha se përkrahja e tyre e ka bërë këtë periudhë edhe më fantastike.

“Derisa jemi drejt fundit të kësaj fushate fantastike e cila ka qenë e mbushur me shumë takime e tubime në çdo lagje e fshat të Vushtrrisë tonë, ju ftoj që të na bashkoheni edhe nesër në tubimin përmbyllës.Përkrahja juaj e madhe e ka bërë këtë periudhë edhe më fantastike” shkruan Idrizi raporton “Gazeta Blic”.

“Me ju çdo garë është rrugëtim drejt fitores së sigurt” shkruan Idrizi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Derisa jemi drejt fundit të kësaj fushate fantastike e cila ka qenë e mbushur me shumë takime e tubime në çdo lagje e fshat të Vushtrrisë tonë, ju ftoj që të na bashkoheni edhe nesër në tubimin përmbyllës.

Përkrahja juaj e madhe e ka bërë këtë periudhë edhe më fantastike. Me ju çdo garë është rrugëtim drejt fitores së sigurt.

Shihemi nesër nga ora 18:00!