Sporti

Zyrtare: Elon Berisha, trajneri i ri i Malishevës

11/05/2025 15:29
nga:Lorik J

Malisheva ka emëruar trajnerin e ri, pas largimit të Qatip Osmanit.

Trajneri i ri i ekipit të Malishevës është emëruar Elon Berisha, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja njoftimi i Malishevës:

“Elon Berisha është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë.
Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para.
Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë.
Në ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik.
Mirë se vjen në familjen tonë, Elon”, shkruhet në njoftimin e klubit.

/GazetaBlic Sport