Lajme

Krasniqi viziton familjarët e ish-krerëve në Hagë: Kosova ju pret!

11/05/2025 15:06
nga:Genita C

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në pesëvjetorin e dërgimit të tyre në Hagë, raporton GazetaBlic.

Ai shprehu solidaritet me familjet dhe tha se ata kanë arsye të jenë krenarë për bijtë e tyre, të cilët “u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha Kosovës”.

Krasniqi theksoi se ish-udhëheqësit e UÇK-së kanë qenë bashkë në luftë, në ndërtimin e shtetit dhe tani në përballjen me padrejtësinë, duke u shprehur se pret që procesi gjyqësor të përfundojë me lirimin e tyre.

“Kosova ju pret”, përfundoi ai.