Kombëtarja e Kosovës U20 ka triumfuar ndaj Katarit U20 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
Kosova ka fituar me rezultatin e pastër 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Omer Bajraktari realizoi dy gola, fillimisht në minutën e nëntë, e më pas edhe në të 41’tën, andaj pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 2-0.
Edhe në pjesën e dytë, Kosova U20 ishte më e mirë dhe gjeti golin e tretë dhe të fundit në këtë duel me Ermir Qetaj në minutën e 59’të.
Pas kartonit të dytë të verdhë me karton të kuq u ndëshkua në minutën e 54–të futbollisti i Katarit, Robert Jospeh Oluw Atobi.
Kosova U20 mori dy fitore ndaj Katarit në tri ditë, pasi edhe me 2 nëntor triumfoi me rezultatin 4-1.
/GazetaBlic Sport


