Lajme

“Edhe ata që votojnë kundër meje e dijnë transformimin në Gjakovë”, Përballja Gjini-Gola

11/04/2025 22:51
nga:G B

Ardian Gjini i cili synon edhe një mandat në Gjakovë është duke u përballë në Pressing në T7 me Ardian Golën, kundërkandidatin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjini vlerësoi se “ajo që ka ndodhë në dy mandatet e tij është e jashtëzakonshme”.

“Të gjithë e dijnë edhe ata që votojnë kundër meje e dinë që transformimi është i jashtëzakonshëm”, tha Gjini.

Më pas ai tha se e kupton opozitën sepse “duhet me gjetë diçka, me gjetë një temë”, shtoi Gjini.