Lajme

Limaj: VV s’ka shumicë, Osmani nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet

11/04/2025 22:12
nga:G B

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të qartë se Vetëvendosja nuk ka shumicë parlamentare dhe se Presidentja Osmani duhet të shpallë zgjedhjet.

Ai tha se të gjitha qëndrimet e partive janë bërë publike në takimin me Presidenten dhe se vonesat në krijimin e qeverisë janë rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje.

“VV nuk i ka votat. Të gjitha u deklaruan në takim se nuk kanë shumicë parlamentare. Qartë u bë e ditur për Presidenten se, fatkeqësisht, nuk ka vullnet politik për marrëveshje, dhe pastaj kërkesa ishte që Osmani t’i shpallë zgjedhjet. Presidentja nuk mund t’i ndalë zgjedhjet, përpjekjet u dhanë për t’i bërë që 8 muaj, por ajo nuk mund të ketë rol në mungesë të vullnetit politik. Vetëm nëse do të kishte vullnet, do të mund të formohej një shumicë atë ditë nga Presidentja. Të gjithë kërkuan nga Presidentja që të mos e zvarrisë datën. Situata nuk është e re, është e vjetër dhe ne e kemi ditur gjithmonë. Nuk ka situatë të re apo një emër të ri; para disa ditësh kreu i partisë që ka fituar shumicën e votave, Kurti, ka udhëhequr një betejë dhe ka fituar. Ai nuk arrin të krijojë shumicë, dhe tashmë jemi futur në një lojë të zvarritjes. Por situata e re nuk ka”, tha Limaj.