Lajme

Nominimi i Konjufcës për kryeministër, reagon Fatmir Limaj: Kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja

11/04/2025 14:53
nga:Genita C

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një ngërç të paprecedentë institucional për shkak të mungesës së shumicës parlamentare dhe përpjekjeve për zgjatje të pushtetit pa legjitimitet, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, të gjitha partitë në takimin me Presidenten kanë konfirmuar se në Kuvend nuk ekziston shumicë, prandaj zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja.

Limaj i ka bërë thirrje Presidentes të respektojë vullnetin politik të partive dhe të shmangë zvarritjet që, siç tha ai, rrezikojnë funksionimin demokratik të shtetit.