Lajme

Ironizon Ariana Musliu pas mandatimit të Konjufcës- “Ali Hoxha-Hoxhë Alia, krejt njëjt”

11/04/2025 14:35
nga:Y I

Pas propozimit të Glauk Konjufcës si i mandatuar i dytë nga LVV-ja për postin e kryeministrit, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi tha se propozimi i ri i Vetëvendosjes vetëm sa e thellon krizën në të cilën ndodhemi.

Ajo duke ironizuar shkruan “Ali Hoxha — Hoxhë Alia, krejt njëjt”.

“Ali Hoxha — Hoxhë Alia, krejt njëjt!Propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i ri nga Vetëvendosje vetëm sa e thellon krizën në të cilën ndodhemi. Për ta bërë Glaukun kryeministër duhen 61 nënshkrime, por duket se po e harrojnë që numrat nuk dalin me dëshira e as me propagandë.Populli mat me punë, besim e drejtësi” shkruan Musliu-Shoshi raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: