Lajme

Ish-diplomati jep dy versione për formimin e qeverisë së re, s’përjashton koalicionin e VV’së me Listën Serbe

11/04/2025 11:16
nga:Genita C

Ish-diplomati Avni Arifi ka dhënë dy versione se si mund të formohet qeveria e re, raporton GazetaBlic.

Sipas Arifit, skenari i parë është që Lëvizja Vetëvendosje ka blerë deputetë opozitar, por sipas tij, kjo nuk mund të vërtetohet deri nesër.

“Kurti ka blerë deputetë opozitarë, por këtë nuk e shohim deri nesër, sepse është punë nëntokë.”

Ndërsa, skenari i dytë, sipas Arifit, nuk përjashton bashkëpunimin e VV’së me Listën Serbe.

“Bën koalicion me Listën Serbe, edhe ashtu nëntë kryetarët e tyre i certifikoi dje”, tha Arifi për GazetaBlic.