Sporti

De Bruyne konfirmon operimin e suksesshëm: “Rikuperimi ka filluar tashmë”

11/04/2025 07:55
nga:Lorik J

Kevin De Bruyne do të humbasë muajt e ardhshëm të garave për Napolin, shkak i dëmtimit.

Aventura e re e Kevin De Bruyne në Napoli filloi në mënyrën më të mirë të mundshme, por pasi shënoi një penallti në fitoren në shtëpi kundër Interit (3-1), mesfushori pësoi një dëmtim serioz në kofshën e djathtë dhe për këtë arsye do të humbasë tre muajt e ardhshëm të garave.

Ish- lojtari i Manchester Cityt iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe tashmë ka filluar periudhën e tij të rikuperimit.

“Përshëndetje të gjithëve, siç e dini, do të jem larg për një kohë. Lajmi i mirë është se operacioni shkoi në mënyrë perfekte. Rikuperimi im ka filluar tashmë! Faleminderit për të gjitha mesazhet!”, shkroi belgu në rrjetet sociale, duke treguar për një rikthim në fushë në vitin 2026.

/GazetaBlic Sport