Lajme

Lladrovci: Nëse Presidentja vendos nesër për zgjedhje, hyj menjëherë – kam me e thy në kurriz PDK-në

11/03/2025 22:37
nga:G B

Ramiz Lladrovci në “Debat Plus” ka thënë se nëse presidentja vendos për zgjedhje qysh nesër, ai do të hyjë në to, duke deklaruar se do ta “thyejë në kurriz” PDK-në.

“O nesra ti vendos Presidentja, nesra më ki në zgjedhje,” ka thënë Lladrovci, derisa është pyetur nga analisti Bekim Kabashi nëse do ta sfidojë lidershipin e PDK-së. Ai është shprehur:

“Po, kam me thy në kurriz.”

“Në qoftë se lidershipi i PDK-së nuk reflekton, jo Partia Demokratike, kam me thy në kurriz,” ka thënë ai.