Kandidati për kryetar të Gjakovës nga AAK, Ardian Gjini, ka hapur sot zyrtarisht fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se “ajo që ka më shumë rëndësi është si ndjehet qytetari — sa është i lidhur me vendin e vet dhe sa e sheh atë duke u rritur e zhvilluar çdo ditë”.
Gjini ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e pakushtëzuar në çdo kohë, e sot veçanërisht banorëve të Dushkajës dhe Bllokut të Ri, me të cilët ka nisur fushatën.
Postimi i tij i plotë:
Zyrtarisht fushatë, por ajo që ka më shumë rëndësi është si ndjehet qytetari — sa është i lidhur me vendin e vet dhe sa e sheh atë duke u rritur e zhvilluar çdo ditë.
Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar në çdo kohë, e sot veçanërisht banorëve të Dushkajës dhe Bllokut të Ri, me të cilët nisëm fushatën me energji, besim e bashkëpunim.


