Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Vragoli, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se këmbësori është goditur nga një motor.
Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Ne vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore përderisa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik. Policia apelon për kujdes në trafik, respektim te rregullave dhe përshtatje te shpejtësisë ne rrugë, posaçërisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmëria është me e kufizuar”, tha Hoxha për Gazeta Blic.


