Sporti

Publikohen pamjet | Djali i Cristiano Ronaldos realizoi gol të bukur për Portugalinë U16

11/03/2025 13:39
nga:Lorik J

Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Junior, shënoi golin e tij të parë për ekipin U16 të Portugalisë në fitoren 3-0 ndaj Uellsit në fundjavë.

Ai do të luajë për ekipin u-16 të Portugalisë kundër homologëve të tyre të Anglisë të martën, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fundjavë kundër Uellsit, në vetëm paraqitjen e tij të dytë për ekipin U-16 të Portugalisë, sulmuesi i akademisë së Al Nassr luajti si titullar dhe shënoi golin e parë në minutën e 42-të me një gjuajtje me këmbën e djathtë.

Ja pamjet: