Sporti

“Kujdes se Genci është nervoz”

11/03/2025 11:52
nga:Lorik J

Ndeshja Gjilani-Dukagjini, e luajtur në mesjavë shkaktoi polemika të mëdha, jo për atë ndodhi nga futbollistët, por nga shkallët e stadiumit dhe referi kryesor, Genc Nuza, i cili sipas raportimit të “Kampionët” ka fyer zyrtarët e klubit vendas, në këtë rast SC Gjilanit.

Zyrtari i klubit të Gjilanit, Drilon Sylejmani tha se situata në atë ballafaqim ishte tensionuar qysh para fillimit, pasi Nuza kërkonte llogari nga ta për ankesën ndaj tij për duelin ndaj Prishtinës së Re, shkruan GazetaBlic Sport.

“Situata ka qenë e tensionuar qysh para ndeshjes, ku gjqytari Genc Nuza ka kërkuar me ngulm të bisedojë me drejtuesit e Gjilanit, se përse jeni ankuar për penalltinë e pretenduar në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re dhe ai ka pasur diskutim me tona të larta me një zyrtar të klubit, ne normalisht i kemi pretendimet tona, gjyqtarët të tyre, kjo është e kuptueshme”, tha Sylejmani në Kanal10.

Ai më pas zbuloi se një nga gjyqtarët e ballafaqimit i kishte thënë se Nuza është nervoz para fillimit të duelit, teksa vet gjyqtari kryesor e kërcënoi kapitenin në tunel.

“Një nga gjyqtarët e ndeshjes na ka paralajmëru duke na thënë “Kujdes se Genci sot është nervoz” dhe ta përfundojmë ndeshjen sa më të qetë të mundshme, këtë mund ta konfirmojë edhe Armend Thaqi, kapiteni i ekipit, i cili është kërcënuar se nëse nuk del në koridorin e zhveshtores brenda një minuti do ta ndëshkojë me karton të kuq”, vazhdoi Sylejmani.

Sipas Sylejmanit, Nuza është një nga referët më të mirë në Kosovës, por duhet të përmirësojë sjelljet e tij.

“Këto kërcënime nuk janë të një niveli të një gjyqtari si Nuza, ai është një nga referët më të mirë në vend, por jashtë kësaj, besoj se sjelljet e tij duhet të jenë më të matura me futbollistë e zyrtarët e klubit.

/GazetaBlic Sport/

Nuza e demanton lajmin për dënimin e tij nga FFK: Po bëni fushatë kundër gjyqtarëve, nëse keni fakte që kam shajtë – publikoni ato!