Lajme

Ferit Idrizi merr përkrahje në fshatin Mihaliq: Dëgjuan planet tona për mandatin e ri

11/02/2025 20:50
nga:G B

Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, ka takuar sonte banorët e fshatit Mihaliq, të cilët thotë se “dëgjuan nga afër planet për mandatin e ri”, raporton Gazeta Blic.

“Rezultatet e mandatit të parë që kanë prekur çdo lagje e fshat të Vushtrrisë, e besimi i qytetarëve për t’i vazhduar projektet konkrete e transformimin e madh, janë garanca jonë më e fuqishme për rrugën tonë të drejtë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Takimet sonte i vazhduam me banorët e fshatit Mihaliq, të cilët dëgjuan nga afër planet tona për mandatin e ri.

Si gjithmonë në këtë fshat morëm përkrahje të madhe për vazhdimësinë e punëve të mira për Vushtrrinë tonë.

Rezultatet e mandatit të parë që kanë prekur çdo lagje e fshat të Vushtrrisë, e besimi i qytetarëve për t’i vazhduar projektet konkrete e transformimin e madh, janë garanca jonë më e fuqishme për rrugën tonë të drejtë.

Faleminderit nga zemra!