Lajme

Ardian Gjini shihet në takim me Shefqet Shehun e LDK-së – a po vjen koalicioni në Gjakovë?

11/02/2025 11:55
nga:Genita C

Në prag të balotazhit për kryetar të Gjakovës, kandidati i AAK-së dhe kryetari aktual, Ardian Gjini, është parë në një kafene me kandidatin e LDK-së, Shefqet Shehu.

Fotografia, e siguruar nga Gazeta Blic, ka nxitur reagime dhe spekulime se mes dy subjekteve mund të jetë në shqyrtim një marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, takimi shihet si sinjal për një afrim të mundshëm mes AAK-së dhe LDK-së në Gjakovë.