Në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Lidhur me këto raste, policia ka bërë të ditur se katër persona janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Gllogoc / 01.11.2025 – NN. I dyshuari mashkull kosovar ( bashkëshorti i saj) dyshohet se viktimën femër kosovare, derisa kishte qenë me të duke udhëtuar me veturë e kishte ndalë veturën e kishte zbrite atë nga vetura dhe e kishte kanosë. Gjatë largimit nga vetura viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Graqanicë / 01.11.2025 – 16:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 01.11.2025, 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
. Gjilan / 31.10.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
. Hani i Elezit / 31.10.2025 – 20:00. Më 01.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se një ditë më parë pas një mosmarrëveshje e kishte kanosë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar dhe kishte tentuar ta godas atë me automjet- kamionetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
. Malishevë / 01.11.2025 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


