Lajme

Mbyllet përkohësisht rruga “Eqrem Çabej” do të xhirohet një film

11/02/2025 09:43
nga:Genita C

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbyllet përkohësisht rruga “Eqrem Çabej”, kjo pasi do të realizohet një skenë e filmit “Dua” me skenar dhe regji nga Blerta Basholli.

Bëhet e ditur se mbyllja do të jetë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 18:00, nga semaforët kryesorë te Menza e Studentëve deri te Katedralja Nënë Tereza.

Xhirimet pritet të zgjasin rreth 12 orë.