Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit, i cili gjatë hapjes së fushatës kërcënoi me buxhetin duke deklaruar ‘se s’ju jep para kryetarëve që s’dinë të punojnë’.
Abdixhiku shkruan “Le t’i japim përgjigjen e madhe kryepopullistit që veç bllokimit e kërcënimit për bllokim nuk ofron asgjë”.
“Të dielen, me 9 nëntor, Prishtina flet e para! Të dielën me 9 nëntor Kryeqyteti i jep LDK-së atë që s’mund t’ia ndalin popullistët kurrë: besimin! Si triumf i kohës, si etapë e re për gjithë Kosovën.Prishtina flet e para! Pas saj, nga zgjedhjet lokale deri në ato nacionale le të flasë secili qytet, le të flasë e gjithë Kosova” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


