Lajme

“Infrastruktura ka qenë katastrofë”: Artistët falënderojnë Përparim Ramën për investimet në Lagjen e Artistëve

11/01/2025 20:46
nga:Y I

Lagja e Artistëve ka pasur transformim total.

Si rezultat, artistët kanë vlerësuar lartë investimet nga komuna e Prishtinës të cilën e drejton Përparim Rama.

Në një video të publikuar nga Rama në rrjete sociale, artistët thonë se kur bashkëpunimi është i efektshëm, ka rezultate fantastike.

“Kam qenë skeptike se infrastruktura ka qenë katastrofë. Tash është mrekulli”, thotë piktorja Merita Myderrizi Maloku.