Lajme

Maldivet vendosin ndalim të përhershëm të duhanit për të rinjtë e lindur pas 2007-ës

11/01/2025 19:53
nga:Y I

Maldivet nga 1 nëntori kanë filluar të zbatojnë vendimin për ndalim e pirjes së duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, duke u bërë i vetmi vend me një ndalim brez pas brezi të duhanit.

Masa e cila u iniciua nga presidenti, Mohamed Muizzu hyri në fuqi më 1 nëntor dhe ka qëllim që të mbrojë shëndetin publik dhe do të promovojë breza pa duhan.

“Sipas dispozitës së re, individëve të lindur më 1 janar 2007 ose pas kësaj date u ndalohet blerja, përdorimi ose shitja e produkteve të duhanit brenda Maldiveve”, shtoi ajo.

Masa vlen edhe për vizitorët që do të shkojnë në ishujt e tyre koralorë. Ministria e Shëndetësisë tha se gjithashtu është i ndaluar importi, shitja, shpërndarja, posedimi dhe përdorimi i cigareve elektronike. Ky vendim është për të gjithë individët pavarësisht nga mosha.

Shitja e produkteve të duhanit një personi të mitur mbart një gjobë prej 50,000 rufija (3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve elektronike mbart një gjobë prej 5,000 rufija (320 dollarë).

Një ndalim i ngjashëm brezash i propozuar në Mbretërinë e Bashkuar është ende duke kaluar nëpër procesin legjislativ, ndërsa Zelanda e Re – vendi i parë që miratoi një ligj të tillë kundër pirjes së duhanit – e shfuqizoi atë në nëntor 2023, më pak se një vit pasi u prezantua.