Lajme

Përparim Rama premton vazhdim të investimeve në Velani: Modernizim të ndriçimit e çerdhe të re

11/01/2025 16:27
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar lagjen Velania.

Rama ka theksuar rrugën 1 Tetori e cila e lidh Velaninë me Bregun e Diellit.

“Jam këtu në rrugën 1 Tetori e cila e lidh Velaninë me Bregun e Diellit. Shpresoj që me marrëveshje me Ujësjellësin këtë do ta bëjmë shumë shpejt”, tha Rama.

Ai premtoi modernizim të ndriçimit e çerdhe të re.

“Modernizimin e ndriçimit në të gjitha zonat e Velanisë, më shumë kontejnerë dhe palestrën vertikale, së bashku me një çerdhe të re”, tha ai.