Lajme

Raportohet se është përfshirë nga zjarri restoranti i deputetit të VV-së, Halil Thaçi

11/01/2025 14:54
nga:Y I

Një zjarr i madh ka përfshirë restorantin në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në Obiliq.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se flakët janë shpërndarë me shpejtësi të madhe në objekt.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.