Lajme

Bastisje në disa lokacione nga Krimet Ekonomike

11/01/2025 12:35
nga:Mergim Rreci

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës po zhvillojnë një operacion në disa lokacione në gjithë territorin e Kosovës.

Ky operacion po zhvillohet lidhur me dallaveret me prona në Veternik dhe në vende të tjera në regjionin e Prishtinës.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë me dije se ky aksion po zhvillohet me urdhër të Gjykatës.