Lajme

63 vjetori i lindjes së komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

11/01/2025 08:28
nga:Mergim Rreci

1 nëntori shënon datëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Ai u lind më 1 nëntor 1962 në Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë.

Bashkë me Zahir Pajazitin, ranë heroikisht edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, shkruan KP.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore – Urdhrin Hero i Kosovës