Lajme

PDK do zgjedhje në dhjetor, Krasniqi: Data të jetë e diela e parë brenda afatit kushtetues

10/31/2025 15:00
nga:Y I

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij është për shkuarje në zgjedhje të reja sa më shpejt.

Ai ka thënë se presidentja Vjosa Osmani mund të procedojë me një gjë të tillë, meqë në takimin e sotëm asnjë prej partive s’dëshmoi që ka shumicën për të bërë institucionet e reja.

Krasniqi duke folur për datën e zgjedhjeve, ka thënë se e diela e parë brenda afatit kushtetues duhet të caktohet datë e zgjedhjeve.

Presidentja Osmani më së largu deri më 5 nëntor mund të pres për shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe pastaj brenda 30 ditësh, duhet të shpall datën e mbajtjes së tyre.