Lajme

Përfundon takimi i liderëve me presidenten, deklarohet Abdixhiku

10/31/2025 14:06
nga:N K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se takimi i liderëve politikë me presidenten përfundoi me konstatimin se askush nuk e ka shumicën për formimin e qeverisë.

“Në këtë takim u bë e qartë edhe njëherë nga përfaqësuesit e partive politike që nuk ka shumicë parlamentare dhe tani i takon presidentes deri të mërkurën të vendos nëse ka mundësi për një shumicë. Pati pretendime nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje se ndoshta duhet të provuar edhe një herë, por shumica e partive politike ishin të qartë duke u deklaruar që nuk ka shumicë”, tha ai.