Ka filluar takimi i presidentes Osmani me liderët e partive politike, pasi Albin Kurti dështoi të marrë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re.
Në takimin e thirrur nga Osmani, pritet që të kërkohet një kompromis politik.
Osmani gjithashtu pritet ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe miratimin e Planit të Rritjes së BE-së.
Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.


